BallinaKryesore"Fundshpina e sekserit të Çamërisë"/ Dule i përgjigjet Ramës me deklaratën kur...

“Fundshpina e sekserit të Çamërisë”/ Dule i përgjigjet Ramës me deklaratën kur e lavdëronte: Kë të besojmë?!

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama që e cilësoi si fundshpina e sekserit të Çamërisë.

Për këto epitete dhe akuza, Dule i ka vënë përballë një deklaratë të Ramës si pjesë e fjalës përshendetëse të Kongresit të PBDNJ-së, ku nuk mungonin lavdërimet ndaj tij.”Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?”, shkruan Dule.

Deklarata e Dules

Në pamundësi për të ndjekur Timonerin e Madh si në përmbajtjen ashtu edhe në stilin logoresë së tij të “sabahut” të sotëm, mjaftohemi duke cituar po atë, vetë Edi Ramën në fjalën e tij përshëndetëse në kongresin e 20të të PBDNJ – së, 31/03/2012 :

“E kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dulen dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses, ti shpreh respekt të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke dhënë një shembull të bukur personal në jetën politike shqiptare …

…Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjen për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe në ditë të vështira  dhe asnjëherë deri më sot nuk ka rendur për të marrë për vete një karrige qeverie. Mund të duket diçka e vogël, por unë besoj se për të gjithë anëtarët e simpatizantët e PBDNJ-së duhet të jetë diçka e madhe që kryetari i partisë suaj, është i vetmi kryetar partie në Shqipëri që nuk është ulur asnjëherë në një karrige ministri. Edhe si kryetar i PBDNJ në qeveri, gjatë mandatit të shkuar, edhe si udhëheqës i saj në opozitë, krahë për krahë me ne gjatë këtij mandati, Vangjeli ka qenë po ai qytetar fisnik dhe politikan dinjitoz në raport me gjithë të tjerët dhe me publikun në radhë të parë. Duke e njohur nga afër, dua tju them se e çmoj posaçërisht faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllefit dhe i baltës por gjithmonë një njeri që pasionin e politikës e ka ushqyer me bindjet dhe me idetë e tij…”.Përfundimisht kë duhet të besojnë qytetarët, kllounin e “sabahut”, apo atë të “akshamit”?.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e sotme të tij për prezantimin e disa kandidatëve të PS të emigracionit sulmoi ashpër të gjithë aleatët e PD-së, duke i vënë edhe epitete të ndryshme.

“Vangjel Dule drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamerisë Idrizit. Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte. Xhelal Mziu deputet dhe humori bëhet blozë fare kur thonë se na jepni votën që të ndalojnë emigracionin, që shqiptarët most ë ikin në gjermani por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me Sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit. Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e Durrësit”, tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular