Tjetër lëvizje në listat e PS. Gazetari Ergys Gjencaj tha për ‘BalkanWeb’, se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të kandidojë në qarkun e Korcës në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga Tirana, ku siguroi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017, Olta Xhaçka do të kërkojë këtë herë votat për të ruajtuar mandatin në Kolonjë.
Pak më parë kryeministri Rama prezantoi kryesuesit e PS për 12 qarqet, ndërsa afati për dorëzimin e listave në KQZ përfundon në mesnatë.
Kryesuesit e listave të PS:
Në Shkodër Edona Bilali
Në Vlorë Pranvera Resulaj
Në Kukës Greta Duraku
Në Korçë Eni Zake
Në Dibër Lavdrim Krashi
Në Berat Hatixhe Konomi
Në Tiranë Najada Çomo/ Luljeta Bozo
Në Fier Erion Braçe
Në Elbasan Evis Kushi
Në Gjirokastër Mirela Kumbaro, i dyti Bledi Çuçi