BallinaKryesoreZgjedhjet e 25 prillit, dy kryebashkiakë në listat e PS, gazetari: Rama...

Zgjedhjet e 25 prillit, dy kryebashkiakë në listat e PS, gazetari: Rama kandidon në dy qarqe, ja ku pritet të renditet

Mesnata e kësaj të hëne, është vendosur si afati i fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja e kryesisë që Partia Socialiste do të mbahet në orën 18:00 dhe do të diskutohet mbi listat e kandidatëve.

Dy kryebashkiakët, Dritan Leli i Vlorës dhe Dionis Ymeraj i Dibrës, pritet të japin dorëheqjen nga posti dhe do të pozicionohen në listat e kandidatëve për deputetë. Një risi është dhe renditja e Edi Ramës në listat emërore të kandidatëve.

Kryeministri do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin në të 8-in në radhë. Kjo sipas tij, është një strategji elektorale për të maksimalizuar votën.

Ndërkohë, pak minuta më parë në KQZ ka dorëzuar listën e kandidatëve Partia Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular