BallinaKryesoreFOTO/ Ankesa e PR për kufizimet e tubimeve, Kushtetuesja-qeverisë: Rishikoni afatet

FOTO/ Ankesa e PR për kufizimet e tubimeve, Kushtetuesja-qeverisë: Rishikoni afatet

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e PR për të lejuar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit

‘Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 02.03.2021 çështjen me kërkues Partia Republikane e Shqipërisë, më objekt: ‘Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale’.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash. Vendosi:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës,

-Shfuqizimin e shprehjes ‘deri në një urdhër të dytë’ në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

-Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,’ i ndryshuar,’ thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese , publikuar nga PR.

Sipas PR-së dhe kryetarit të saj Fatmir Mediu, vendimin është antikushtetues, dhe se Rama ka si qëllim të vetëm që të izolojë sa më shumë aktivitetin e opozitës.

‘Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.

Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë’, u shpreh Mediu pasi Gjykata Kushtetuese mori në dorë shqyrtimin e padisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular