Deputeti Tom Doshi kandidon në dy qarqe në zgjedhjet e 25 prillit. Në listat e depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Doshi renditet i pari në listën e Partisë PSD në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës.
Pak kohë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë kujtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Tom Doshin person non grata në SHBA.
Ambasadorja Kim u rikujtoi partive politike të shmangin kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky njoftim, i bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacioneve të marra. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq”, shkruante dy ditë më parë ambasadorja Kim.
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2021/03/09/i-shpallur-non-grata-ne-shba-tom-doshi-regjistrohet-zyrtarisht-ne-kqz-dhe-kandidon-ne-dy-qarqe/ […]
Comments are closed.