BallinaKryesoreBasha shpalos vizionin e tij për perspektivat e Shqipërisë dhe të ardhmen...

Basha shpalos vizionin e tij për perspektivat e Shqipërisë dhe të ardhmen evropiane

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka  shpalosur vizionin e tij sot në forumin ‘Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit’, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike me diskutime edhe online, ku do të marrin fjalën edhe kryetari i CDU, Armin Laschet, përfaqësues politikë gjermanë, austriakë dhe ekspertë nga Shqipëria.

Kryetari i PD-së, Basha, tha: Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Unë e di që dhe koha që ka provuar që kjo është detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh , sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend.

Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë dhe jo të rreme, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë tetë viteve të shkuara

Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore, me rritjen e forcave të sigurisë, me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me BE-në dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminim e plotë të krimit në Shqipëri. Këto nuk janë vetëm një palë zgjedhje por është luftë për demokraci.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular