Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike kanë organizuar ditën e sotme, forumin ‘Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit’.
Gjatë këtij takimi ka folur edhe Eurodeputeti gjerman Michael Gahler. Ai u shpreh se do të mbështesë pa asnjë rezervë PD-në dhe Bashën
Michael Gahler
Kontakti im i parë me Shqipërinë ishte kur unë fillova të dëgjoja radion me valë të shkurtra, kur faktikisht dëgjova për herë të parë për shërbimin e radio Tiranës, që kur Enver Hoxha ishte akoma me Kinën dhe atëherë dëshmova ndarjen me Kinën dhe ndarjen e vërtetë në ‘89-ën dhe ishte me të vërtetë kontrast interesant edhe besoj se sot ka një kontrast shumë të madh midis Rama dhe Basha dhe normalisht si Kristian Demokrat ne ju urojmë më të mirat për këto zgjedhje
Me kënaqësi kemi mbështetur përpjekjet e miqve tanë nga Partia Demokratike për të çuar përpara dhe për ti bërë trysni qeverisë. Faktikisht ka një listë parakushtesh që u hartua nga Këshilli i Punëve të Jashtme dhe si EPP ne kemi vijuar të ngremë pyetje qoftë në tekst, qoftë në frymë.
Dhe kemi filluar të pyesim për sa i përket angazhimeve që janë ndërmarrë në qershorin e shkuar nëse ato janë përmbushur ose jo. Dhe ne do të vijojmë të ecim përpara në këtë pikëpamje. Aktualisht ne po planifikojmë t’i bëjmë një pyetje komisionit lidhur me legjislacionin për lirinë e medias në Shqipëri, sepse ne besojmë se ende nuk është aty ku duhet të jetë dhe ky është vetëm një shembull dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të tjera të cilat janë përmendur në marsin e vitit të shkuar.
Ndërkohë shumë gjëra janë arritur, patjetër, vendi ka ecur përpara por ama duhet të shohim provat, duhet të shohim se si Gjykata Kushtetuese, se si Gjykata e Lartë, se si praktika e zgjedhjeve do të zbatohen dhe se si do të përmbushen kriteret.
Besoj se do të jetë patjetër më mirë për Shqipërinë kur miqtë tanë të jenë përsëri në pushtet sesa të vijohet me partinë aktuale e cila është sjelle ashtu si është sjelle. Kështu që ju uroj më të mirën miqve tanë për 25 prillin dhe jemi të angazhuar dhe e mirëpresim bashkëpunimin.