BallinaKryesoreNeni 96/ Bylykbashi: Si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

Neni 96/ Bylykbashi: Si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përveç mënyrës se si do të votohet më 25 prill, foli edhe për atë çfarë pritet të ndodhë pas votimeve.

Ai shpjegoi edhe nenin 96 të Kushtetutës, sipas të cilit, qeverinë nuk e formon partia më e madhe por ajo që fiton më shumë mandate.

Oerd Bylykbashi“Që ta shpjegojmë thjesht. Edi Rama donte të vinte vetullat, nxorri sytë. Kur të deshte të hiqte koalicionin nga neni 68, sepse donte të hiqte koalicionin zgjedhor, harroi të hiqte edhe termin koalicion në nenin 96.

Neni 68, që mos e bëjmë shumë teknike, në vitin 2008 u vendos qëllimisht termi koalicion zgjedhor. Dhe kjo interpretonte koalicionin edhe sipas nenit 96. Kjo nuk ka shkuar kurrë në Gjykatë Kushtetuese, që dikush ta provojë, por praktika çonte te kjo. Kur hoqi termin “koalicion zgjedhor” mbeti vetëm koalicion i nenit 96.

Çfarë kemi tek ai nen? Ne mund të kemi formim qeverie menjëherë pas zgjedhjeve por mund ta kemi edhe dy vjet pas zgjedhjeve. Kur bie qeveria e parë dhe vjen qeveria e dytë. Dhe dy vite pas zgjedhjeve mund të mos ekzistojë koalicioni zgjedhor. Partitë janë shpërbërë etj. Vlen vetëm kriteri numerik. Ai grupim partish politike në parlament që zotëron numrin më të madh të mandateve se ndjekësi më i afërt, jo domosdoshmërisht 71, ai merr të drejtën ti propozojë presidentit postin e kryeministrit. Presidenti ia jep mandatin këtij”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular