Ish-moderatorja dhe Missi, Floriana Garo, është bërë zëdhënësja më e re e Partisë Demokratike.
Kryedemokrati Lulzim Basha, i ka uruar mirëseardhjen në parti Garos, përmes një statusi në rrjete sociale.
Në postim në fjalë, Basha ka ndarë foton e ish-moderatores, të shfaqur në një konferencë shtypi ditën e sotme dhe shkruan: “Mirë se erdhe Floriana!”.
Vlen për t’u përmendur se emir i Garos u lakua se mund të ishte pjesë e listës së PD për deputete në qytetin e Durrësit.