BallinaKryesorePaloka: Rama nuk merr më shumë se 30-40 mandate, do qeverisim me...

Paloka: Rama nuk merr më shumë se 30-40 mandate, do qeverisim me intelektualët

Nën-kryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave listave në qarqe, sepse ka disa persona të inkriminuar sipas tij.

Paloka tha se me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin.

“Lista e Ramës në Durrës është simbolika e të gjithave. Në këtë qark ka rikthyer të njëjtat figura të inkriminuara që janë në dosje penale në vend dhe në ato ndërkombëtare. Nëse ka kaq shumë personazhe brenda një qarku, atëherë imagjinoni qarqet e tjera. Prandaj del dhe bën shfaqje të tilla prej palaçoje. Me këto lista Rama nuk ka mundësi që të kapë më shumë se sa 30-40 mandate në gjithë vendin. Këto janë figura të diskredituara me të cilën ai tenton që të marrë vota. Në vitin 2017 në pothuajse nuk kishim fare mundësi për tu futur në lojë, ndërsa Rama bëri gjithë pisllëqet me bande. “

Paloka shtoi se emri që duhet të fshijnë shqiptarët këtë herë është Edi Rama sepse ai është e keqja e vendit.

“Emri që duhet të fshijnë shqiptarët këtë herë është Edi Rama. Ai është e keqja që duhet të ikë. Të tjerët janë gurë që i lëviz ai sipas dëshirës. E keqja ka një emër dhe është Edi Rama. Ne nesër do të drejtojmë Shqipërinë dhe gjithë këta personaliteti të PD-së do të kenë mundësi dhe hapësirë për të dhënë kontribut në drejtimin e vendit dhe për t’ju dhënë shqiptarëve shpresë për të ardhmen.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular