BallinaKryesoreKQZ i ktheu për 'procedurë', a po hapet loja për rishikim të...

KQZ i ktheu për ‘procedurë’, a po hapet loja për rishikim të listave?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ktheu dje për korrigjim listën e kandidatëve të 6 subjekteve zgjedhore ku përfshihet edhe lista e Partisë Socialiste dhe asaj të Partisë Demokratike dhe aleancës për ndryshim.

Sipas kreut të KQZ-së në listën shumë-emërore që kanë depozituar partitë politike ka më shumë kandidatë sesa lejohet. KQZ-ja sqaron numrin e kandidatëve që mund të paraqiten për çdo qark

“Për çdo qark numri i kandidatëve që partia, ose koalicioni duhet të paraqesë në KQZ është si vijon: Berat 9, Dibër 6, Durrës 15, Elbasan 15, Gjirokastër 6, Fier 18, Korçë 12, Kukës 3, Lezhë 9, Shkodër 12, Tiranë 36, Vlorë 12. Totali 153, numri kandidatëve për deputetë që duhet të paraqesë në KQZ një parti, ose një koalicion”, sqaroi dje Celibashi.

Ndërkohë, më datën 8 mars në limitet e afatit të rregullt Partia Socialiste ka regjistruar 156 emra nga 153 që lejohen sipas ligjit.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe Koalicioni Aleanca për Ndryshim depozituan të hënën në KQZ 213 emra për 12 qarqet. Pas verifikimeve të para Komisioneri i kërkoi partive politike që të plotësojnë dokumentacionin dhe të korrigjojnë listën, të sjellin aq sa parashikon ligji.

Nuk dihet nëse veprimi i të dyja forcave kryesore politike ka qenë i përllogaritur, por kthimi i listave për korrigjim i jep mundësi subjekteve që të bëjnë çfarëdo ndryshimesh në listë.

Kjo do të thotë se asnjë nga emrat që ishin në listën e ditës së hënë që çuan partitë politike në KQZ nuk është i sigurt, nëse do të jetë deri në fund në listë, apo do të jetë në atë renditje.

Gazeta “Panorama.al” u konsultua me ekspert të zgjedhjeve dhe ata konstatuan se partitë politike mund të fusin emra të rinj dhe të heqin emrat ekzistues në listë. Po ashtu, ata mund të bëjnë renditjen në listë të kandidatëve nga e para.

Për të vendosur për të gjitha këto, PS, PD dhe 4 subjektet e tjera zgjedhore do të kenë afat deri ditën e hënë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara me konsensusin e të dyja palëve në qershorin e kaluar sanksionuan që numri i kandidatëve në listën shumemërore të mos jetë më i vogël se 140 deputetë, por në çdo rast të jetë i plotpjestuar me numrin 3. Sipas këtyre përllogaritjeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, numri maksimal i kandidatëve që lejohen në listën shumë-emërore është 153, ndërsa numri minimal është 140 kandidatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular