BallinaKryesoreVideo/“Vetëm 44 ditë nga 25 prilli”, Basha: Shqipëria ka rënë 9 vende...

Video/“Vetëm 44 ditë nga 25 prilli”, Basha: Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë për lirinë ekonomike

Teksa na ndajnë 44 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se një ndër shqetësimet e kësaj qeverie, është liria ekonomike në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se sipas Fondacionit ‘Heritage’, Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

“44 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A është përmirësuar liria ekonomike në Shqipëri? Përgjigja; Jo. Sipas Fondacionit ‘Heritage’, Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.”, shkruan Basha.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular