BallinaOP EDDita e grave dhe vajzave në shkencë: Shoqëria ka nevojë për gratë,...

Dita e grave dhe vajzave në shkencë: Shoqëria ka nevojë për gratë, për punën e tyre…

Nga Orjola Pampuri/

Fuqizimi i gruas, vlerësimi i punës kërkimore të saj, nevojë prioritare për një shoqëri më të mirë.

Shkenca, kërkimi shkencor është një fushë historikisht e dominuar nga burrat.

Bazuar edhe në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, me pak se 30% e kërkuesve shkencorë në mbarë botën janë gra.

Por duke anashkaluar diskriminimin gjinor, shumë gra kanë mbetur në histori për kërkimet, zbulimet dhe punën e tyre në shkencë. Edhe pse studimet kanë treguar që gratë dekurajohen të përfshihen në shumë fusha të cilat perceptohen me shumë si “habitat” i burrave. Dhe si pasojë kemi më pak gra në shkencat inxhinierike, në matematikë, teknologji etj. Por pamvaresisht kësaj, shumë gra kanë bërë emër me punën dhe kërkimet e tyre shkencore, si Rosalind Franklin kimiste dhe kërkuese shkencore mbi ADN, Dorothy Hodgkin e para grua britanike që fitoi çmimin Nobel në kimi, apo Sally Ride astronautja e parë Amerikane në hapësirë, e shumë tjera.

Çka tregon që fuqizimi, mbështetja, inkurajimi, hartimi i politikave gjithpërfshirëse për gratë në shkencë, si dhe mbështetja nëpërmjet programeve të posaçme apo incentivave në universitete mbi përfshirjen e vajzave në degë të stereotipizuara për djem, si dhe hartimi i politikave lehtësuese për bizneset të cilët të kenë prioritet punesimi gratë dhe vajzat që ushtrojnë profesione të cilat ushtrohen me së shumti nga burrat dhe djemtë, por që mund të përmbushen njëlloj në profesionalizëm, apo ndonjëherë edhe me më përkushtim nga gratë. Gruaja nuk është thjeshtë një numër. Një grua vlen, në fjalë, në vendosmeri, në punë, në përkushtim, në argument, dhe në vendimarrje. Shoqëria ka nevojë për gratë, për punën e tyre, shkencen e tyre, dhe për këtë duhet të punojë fort që t’i japë hapesirë, mundesi dhe t’i motivoje te punojnë në shkencë, e në fusha ku ato ndjehen ende të diskriminuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular