BallinaPolitikeEMRAT/LRE - Lëvizja e Re ka dorëzuar sot pranë KQZ të gjithë...

EMRAT/LRE – Lëvizja e Re ka dorëzuar sot pranë KQZ të gjithë dokumentacionin përkatës

LRE – Lëvizja e Re ka dorëzuar sot pranë KQZ të gjithë dokumentacionin përkatës me korrektimet e kërkuara bazuar në vendimin e Kryekomisionerit z. Ilirjan Celibashi.
Lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë të LRE, Qark pas Qarku është si më poshtë e paraqitur në foto.
Jemi krenarë si parti politike ia kemi dalë mbanë që të realizojmë këtë listë dinjitoze kandidatësh të pastër e të papërlyer, halleplotë dhe profesionistë të arrirë, me gërshetim brezash dhe përfaqësimi.
Ia kemi dalë mbanë që të bëjmë bashkë në këto lista kandidatësh për deputetë njerëz të thjeshtë dhe guximtarë të cilët i japin zë e fuqi besëlidhjes së të mirëve dhe merituarve.
Ia kemi dalë mbanë tu përgjigjemi në plotësi absolute kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë por edhe të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, për lista krejt të pastra dhe me zero kandidatë të implikuar a ndërlidhur drejtpërdrejtë apo tërthorazi me botën e krimit, oligarkinë, interesat okulte, klientelizmin.
Në listat e LRE – Lëvizja e Re ka zero kandidatë ish – anëtarë të PPSH, zero kandidatë ish – bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, zero kandidatë me rekorde kriminale apo të përfshirë me botën e krimit a ligjshkeljes, zero kandidatë të korruptuar në pushtet e vjetra apo aktuale, nga partitë e vjetra apo të reja, në nivele qendrore apo lokale.
Të inkriminuarit dhe të korruptuarit, ndalohen në LRE.
Tashmë gara fillon për LRE.
LRE do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit si Alternativa e Qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer përballë Rregjimit Skuthokratik PS – PD – LSI.
Ndize Zjarrin!
Do tia dalim!
LRE – Lëvizja e Re
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular