Tashme jane bere zyrtare listat e partive të mëdha PS dhe PD dhe LSI dhe subjektet kanë nisur të shpalosin programet dhe prezantojne kandidatet qe do te garojne ne zgjedhjet e 25 prillit. Në Shkodër duket se nuk mungojnë risitë. Pas sportistëve dhe ish- sportistëve, ka edhe gazetarë e prezantues që do të jenë pjesë e listave.
Një nga emrat e bërë publik është Linda Doda Kavaja, prezantuese e TV1 Channel prej shumë vitesh tashmë. Eshtë prezantuar si zëdhënëse e LSI Shkodër, ndërsa sot emri i saj është zyrtarizuar si kandidate për deputete, e rreshtuar në vendin e pestë të listës
Njoftimin për këtë risi, e bën të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook. Pas televizionit, përfshirja në listat e kandidimit të një force politike, është një tjetër sfidë e re për Lindën! Suksese!