BallinaAktualitet“Nuk ka burrë nëne mbi tokë që..”, Sali Shehu flet pas përplasjes...

“Nuk ka burrë nëne mbi tokë që..”, Sali Shehu flet pas përplasjes me policinë në FRD: Çfarë ndodhi kur erdha në zyrë dhe si e njoftova Metën

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, reagon për media pas përplasjes në zyrat e partisë së tij me Policinë Bashkiake, e cila shkoi këtë mesditë për të liruar zyrat, me argumentin se janë pronë publike e Bashkisë së Tiranës.

Në mesazhin e tij të fortë, Shehu citoi shprehjen dibrane se “Dardha e ka bishtin mbrapa”, ndërsa shtoi se nuk ka burrë nëne që t’ua marrë zyrat.

“Unë mendoj se i vetmi pushtet i demokracisë është media, ju përshëndes për misionin. Më lejoni t’iu them se e falënderoj shumë z.Vasili për solidaritetin, përkrahjen. “Dardha e ka bishtin mbrapa”, themi ne në Dibër. Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra, se janë të FRD. As banditët e pushteti, as njeri mbi tokë. Jemi këtu për t’iu thënë shqiptarëve se jemi bashkë për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrës partinë nga zyra”, tha Shehu

Më tej, Shehu sqaroi si nisi përplasja, që në orët e mëngjesit, kur është telefonuar nga punonjës se nuk lejohen të futen në zyrë. “Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi ai.

 

 

Në krah të tij, ishte nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili deklaroi se sot u cenuan liritë e një partie politike, që ja jep të palëvizshme Kushtetuta e Shqipërisë.

“Shiheni shkresën që kanë marrë aleatët tanë të FRD, e para shkresë që nuk ka as emër, as mbiemër, as firmë. Janë pisa që rrinë në zyrën e kryeministrit, që mund të duan të instalojnë një shtet të tillë. Ju kemi thënë se nuk fshihen dot nga halli i humbjes. Këtu janë liritë e cenuara, të prekura, është një liri politike e vendosur në Kushtetutë, e palëvizshme. Është prekur liria politike, ndaj përballë kanë të gjithë shqiptarët, që janë burgosur për t’i pasur këto liri. Asnjë lloj horri apo pisi bashkiak, mi vrimash, nuk mund të kalojë dot mbi këto liri. Mbi këto liri thyejnë kokën që të tërë. Nuk ja falim jo këtyre, por askujt në botë këto liri. Ndaj jemi të gjithë bashkë, çdo parti, qoftë me 5 zgjedhës, ka të drejtën e vet dhe nuk mund të cenohet nga këta maskarenj e imoralë”, tha Vasili.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular