BallinaKryesoreNxjerrja nga zyrat, reagon PD: Hakmarrje e Ramës vetëm pse FRD doli...

Nxjerrja nga zyrat, reagon PD: Hakmarrje e Ramës vetëm pse FRD doli në opozitë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas situatës tek zyrat e Frymës së re Demokratike.

Në një deklaratë publike, PD thotë se ky është një urdhër i Ramës kundër FRD-së, vetëm sepse ajo doli në opozitë, duke nënshkruar koalicionin.

Deklarate e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike

Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur.

Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular