BallinaKryesoreRama bezdiset kur e pyesin për Lelin: I dërgova një SMS të...

Rama bezdiset kur e pyesin për Lelin: I dërgova një SMS të shkurtër dhe të thjeshtë

Kryeministri Edi Rama ka folur për përjashtimin ekzemplar që i bëri kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nga fushata e PS.

“Nuk ka ndodhur asgjë. Unë i kam kërkuar që ai të përfshihet në skuadrën e Vlorës. Ai ka refuzuar dhe kaq. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani. Kam dërguar një mesazh. Të thjeshtë dhe shumë të shkurtër, përderisa ai refuzoi të jetë pjesë e skuadrës, skuadra do të vijojë pa Dritan Lelin. Kaq.

Edhe një herë. Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe ky nuk përbën asnjë problem sepse kjo është një çështje e brendshme e jona dhe ka një parim për çdo skuadër që kërjon të fitojë një ndeshje. Kush nuk është gati, nuk është pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre” – tha Rama në një intervistë për emisionin “Real Story”.

Ai ishte dukshëm i nervozuar dhe i bezdisur për pyetjet për këtë çështje duke i anashkaluar ato. Në disa raste bëri edhe rolin e tij të preferuar, të kryeredaktorit duke këmbëngulur se “kjo nuk është një çështje që duhet të marrë vëmendje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular