Koalicioni i FRD-së me PD-në ka revoltuar Erion Veliajn, i cili ka kërkuar që kjo parti të lirojë zyrat.
Pikërisht për këtë arsye, sot Veliaj ka dërguar policinë bashkiake duke kërkuar lirimin e zyrave.
Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit.
Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat.