BallinaOP EDDr. Brunilda Laboviti: Pse Shqipëria fiton?!

Dr. Brunilda Laboviti: Pse Shqipëria fiton?!

spot_img
spot_img

Nga Dr. Brunilda Laboviti

Shqipëria, kjo Republikë e uzurpuar, tashmë këtu e tetë vjet nga grykësia e shfrytëzimi, është në pritje të çlirimit të madh, të një ere të re që do të sjellë ndryshimin. E gjendur mes duarëve të gjata që e kanë përbaltur dhe shkatërruar në këto vite, Shqipëria pret me padurim momentin e shpëtimit dhe të triumfit të saj. Fjalia më e rëndësishme që duhet thënë në këto kushte është: Shqipëria duhet të fitojë. Dhe fjalia që na rezonon të gjithëve në mendje dhe në zemër është: Shqipëria fiton.

Shqipëria fiton, së pari, sepse shqiptarët kanë të rrënjosur brenda tyre idealin e atdhedashurisë. Përgjatë rrugëtimit të tyre historik, nuk e kanë tradhëtuar kurrë këtë ideal, dhe historia, si mësuesja më e mire, na dëfton se nuk kanë për ta tradhëtuar as këtë herë.

Shqipëria fiton, sepse shqiptarët janë rraskapitur duke u ndjerë të vjedhur. Ka ardhur koha që secili të marrë frytet e punës që kryen, e këto fryte mos t’i zhvaten nga askush

Shqipëria fiton, sepse shqiptarët duan tokën e tyre dhe nuk duan ta braktisin atë. Sepse dhe të gjithë ata të mërguar i ka marrë malli për këto troje që po t’i shtrydhësh kullojnë gjak. Dhe për ata Shqipëria fiton.

Shqipëria fiton, sepse ka ardhur koha që shëndetësia të shërojë e shpëtoj jetë, dhe jo të vjedhë djersë dhe të marrë jetë. Sepse ka ardhur koha që çdo profesionist të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i mirëtrajtuar, dhe jo i shfrytëzuar dhe i grabitur.

Shqipëria fiton, sepse meriton një udhëheqës plot vizion, ide, energji dhe vitalitet, profilin e të cilit Lulzim Basha e plotëson. Një udhëheqës që mendon si ta bëjë këtë vend më të jetueshëm e më cilësor për të gjithë, e jo ta bëjë tokën e artë për një grusht njerëzish.

Dhe, Shqipëria fiton, sepse të gjithë ne së bashku, kemi vullnetin për ta ndryshuar kursin në të cilin është drejtuar vendi, sepse ne duam një Shqipëri perëndimore, të begatë, e prosperitare, ku çdokush do veten, familjen, shoqërinë dhe kombin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular