BallinaKryesore“Këta të vrasin natën e të qajnë ditën”, Flamur Noka me invalidin...

“Këta të vrasin natën e të qajnë ditën”, Flamur Noka me invalidin në Marikaj: Në 25 Prill të votojmë një qeveri për njerëzit

“Këta të vrasin natën e të qajnë ditën”, Flamur Noka me invalidin në Marikaj: Në 25 Prill të votojmë një qeveri për njerëzit.

Drejtuesi politik për Vorën, Flamur Noka, vizitoi familjen e Zaim Gegës në Marikaj, e cila nuk e ka ndier asnjëherë dorën e shtetit. Ata jetojnë në një dhomë në rrezik shembje, ku fatura e dritave vjen 90 mijë lekë, por ndihma ekonomike për kryefamiljarin është vetëm 20 mijë lekë. Zaimi është invalid me 1 këmbë dhe tregon sesi qeveria po e keqtrajton financiarisht.

“Para ca kohësh më ulën dhe kempin 5 mijë lekë, pa më dhënë asnjë shpjegim. Ilaçet i marr me lekë borxh, emrin e kam në listat e 3 dyqaneve. Dua veç drejtësi. Çfarë më takon. Nuk mora asnjë ndihmë as kur ra tërmeti, as me pandeminë. Jemi krejt të braktisur. Një tërmet më i fortë, na zë brenda 3 vetë. Ata e dinë gjendjen time, por këta të vrasin natën e të qajnë ditën” – u shpreh kryefamiljari invalid.

Flamur Noka inkurajoi Zaimin dhe të gjithë familjet e braktisura nga qeveria që në 25 prill të votojnë për të ndryshuar jetën e tyre, duke votuar PD.

“Do ta ndryshojmë, se shteti nuk mund të të lërë me 20 mijë lekë të vjetra ndihmë. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, do të marrësh shërbimin shëndetësor që të takon, pa sorolltje si tani. Shqiperia ka ngelur mbrapa këto vjet, por ne , duhet ta ndryshojmë me votë që të ecim përpara. Ti ke nevojë për një qeveri që të mendojë për njerëzit. Për ata që janë në nevojë si ty, duhet një qeveri për njerëzit, që të mëndojë për ta. Kjo qeveri do të jeteë qeveria e PD.”- theksoi Flamur Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular