BallinaBotaMJK-ja komenton Deklaratën e Përbashkët për Xinjiang-un të 64 vendeve në Këshillin...

MJK-ja komenton Deklaratën e Përbashkët për Xinjiang-un të 64 vendeve në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Ne  sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së 64 vende leshuan nje  Deklarate e cila  mbështet pozicionin e Kinës në çështjen e Xinjiang-ut dhe gjithashtu nxit palët përkatëse të ndalojnë përdorimin e çështjeve të tilla për të ndërhyrë në punët e brendshme
Zëdhënësi i MJK -se Zhao Lijan ne nje konference shtypi vuri në dukje se shumë vende mike në zhvillim mbajnë qëndrim objektiv dhe të paanshëm dhe kanë mbështetur së bashku në veprimtari shumëpalëshe qëndrimin dhe masat e qeverisë kineze lidhur me problemin e Xinjiang-ut. Në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Deklarata e  përbashkët në emër të 64 vendeve,  u bën thirrje të gjitha palëve të forcojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet dialogut konstruktiv e bashkëpunimit. Deklarata kundërshton me vendosmëri politizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut e standardet e dyfishta dhe thekson se Xinjiang-u është një pjesë të pandashme e Kinës. Në deklaratë nxiten palët përkatëse të respektojnë parimet e Kartës së OKB-së dhe të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës.
Zëri i drejtë i një numri të madh të vendeve  i shprehur në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, është në kontrast të plotë me disa vende që shtrembërojnë faktet . “Ne i nxisim këto vende të braktisin paragjykimet ideologjike dhe të ndalojnë politizimin e standardet e dyfishta mbi çështjen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e çështjes së Xinjiang-ut për të dëmtuar interesat e Kinës dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular