BallinaOP EDPas 25 Prillit, fatkeqësisht Shqipëria do të ngelet pa Opozitë!

Pas 25 Prillit, fatkeqësisht Shqipëria do të ngelet pa Opozitë!

spot_img
spot_img

Nga Vilson Kulejmani

Opozita në një vend Demokratik apo dhe “Pseudo Demokratik” siç është Shqipëria është po aq e rëndësishme sa edhe Qeveria. Opozita duhet të jetë këmba këmbës paralelisht me qeverinë për të denoncuar dhe për të ofruar alternativat, flas për një opozitë konstruktive.

Por përse pas 25 Prillit Shqipëria do të ngelet pa opozitë?

Sa kohë do të lipset për të pasur një Opozitë reale, konstruktive dhe të strukturuar?

Nuk po I futem  kalkulimeve objektive për numrin e mandateve por një gjë është e sigurt, në Shqipëri do të ketë rotacion politik, kjo është pak por e sigurt! Opozita e Bashkuar me rezultatin real të vitit 2017 në rast se do të luftonin në një “llogore”, sot do të ishin shumicë në qeverisje, por kalkulimet e sistemit të vjetër electoral bënë që Rilindja të qëndronte dhe të fitonte 74 mandate me vetëm 48.34% të votave. Sot pas 4 viteve përballemi me një PS të konsumuar dhe që asgjë ska bërë mirë. Denoncime për korupsion galopant nga funksionarët më të lartë të kësaj force, që do të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin në mënyre që të ruaj kupolën e saj drejtuese nga prangosja. Qindra e mijëra dosje janë sot në sirtaret e SPAK që nesër pritet të shqyrtohen. Sado të mundohesh për të kontrolluar drejtësinë, historia 30 vjeçare e Shqipërisë ka treguar që drejtësia është pushteti I parë që orientohet ndaj pushtetit të ri, prandaj Rama e ka të kotë! Me një forcë politike që nesër kupolën e saj do ta ketë në bankën e të akuzuarve për korupsion dhe pa të drejtë për të kandiduar dhe rikandiduar gjithçka do të bëhet më e vështirë. Për të mos folur për mungesën e moralit që kjo forcë politike nesër do të ketë për të denoncuar qeverinë e re. E imagjinoni dot Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn apo Erion Braçe duke denoncuar korupsionin? Pra pas 25 Prillit përveç rotacionit politik e sigurtë është që dhe opozita nuk do të ketë legjitimitetin për të qenë një opozitë konstruktive dhe e besueshme në sytë e Shqiptarëve.

Ky është rasti I artë për forcat e reja të qendrës së majtë si Nisma Thruje apo Lëvizja Vetëvendosje për të konsoliduar strukturat dhe për të qenë ato në të ardhmen një opozitë reale, duke përfaqësuar dhe alternativën e së ardhmes për Shqipërinë. Sa për Partinë Socialiste apo “Rilindjen” e sigurt është që dhe nëse mban një numër të madh mandatesh pas këtyre zgjedhjeve, do të shkojë drejt shkërmoqjes dhe hemoragjisë së pandalshme të mbëshetjes në popull. Prandaj lufta për të marë drejtimin e PS pas kapitullimit dhe largimit të Edvin Ramës nga PS është një luftë e kotë. Pas 25 Prillit Edvin Rama do të ngelet në histori si dështaku më I madh  I historisë Shqiptare, ndërsa kostot  dhe dëmet e parikuperueshme do ti ngelen PS!

Uroj që proçesi I ngritjes dhe konsolidimit të forcave të reja opozitare të qendreës së majtë të jetë I shpejtë sepse do të linte një gropë shumë të madhe në përfaqësimin e mendimit ndryshe ndaj qeverisë së re. Në të kundërt e vetmja mënyrë që këta njerëz të papërfaqësuar do të duhet të gjenë strehë tek Ilir META I cili ka ngeulur e vetmja parti aktuale parlamentare që përfaqëson qendrën e majtë në Shqipëri.

Koha do të vërtetojë këtë që po them sot. Një gjë është e sigurt, që Partia Socialiste ka mbyllur ciklin e saj  75 vjeçar (duke përfshirë dhe 45 vitet e PPSH) dhe që ringritja e saj praktikisht do të jetë e pamundur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular