BallinaKryesoreVideo/ Qytetarët i ndërpresin fjalën me thirrjet “Rama ik”, kryeministri i përshëndet...

Video/ Qytetarët i ndërpresin fjalën me thirrjet “Rama ik”, kryeministri i përshëndet me dy gishta

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë te shkolla “4 Dëshmorët”, ku ka nisur vaksinimi i mësuesve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama komentoi dhe përplasjen e Presidentit Ilir Meta një ditë më parë me Policinë Bashkiake te zyrat e FRD.

Teksa kryeministri fliste dhe e cilësonte Kreun e Shtetit me “çrregullime mendore”, një grup njerëzish dëgjoheshin duke thirrur në kor “Rama ik”.

Ndërkohë, në fund të deklaratës nuk ka munguar dhe një “përgjigje” e Ramës për këto thirrje, ku teksa largohej drejt makinës ai ka ngritur dy gishtat, që siç dihet është simbol i Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular