BallinaAktualitetU hodh nga kati i 3-të, dalin detaje të reja nga ngjarja...

U hodh nga kati i 3-të, dalin detaje të reja nga ngjarja e Elbasanit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një 24-vjeçar me iniciale H.G u hodh nga kati i tretë i Urgjencës së Elbasanit pasi ishte i infektuar me Covid.

Mësohet se i riu ishte duke u kuruar në shtëpi, ndërsa në spital kishte shkuar për të kryer analizat të cilat ndodhen në katin e tretë të spitalit.

24-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit, i riu është paraqitur në spital me babanë e tij.

Ndërsa kanë hanë hyrë në godinën e analizave, në mënyre të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur.

Babai ka treguar se djali kishte bërë tamponin e Covid në një klinikë private. Pasi ka rezultuar pozitiv dhe janë nisur në spital për ekzaminime të mëtejshme, babai thotë se djali ishte trembur pas përgjigjes.

Ndërkohë kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që pacientë të infektuar me Covid i japin fund jetës gjatë kohës që janë në spital duke u kuruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular