BallinaKryesore30 viteve marrëdhënie diplomatike/Ish-Ambasadorët e SHBA, mesazhe popullit shqiptar

30 viteve marrëdhënie diplomatike/Ish-Ambasadorët e SHBA, mesazhe popullit shqiptar

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot për nismën e ndërmarrë me ratsin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Shqipërisë: nismën për t’ përcjellë nga një mesazh popullit shqiptar nga ish-Ambasadaorët Amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë.

“Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara që t’i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.

Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend. Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve dhe do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme.

Ambasada Amerikane në Tiranë u hap në 1 Tetor 1991 dhe Ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri ishte William Edwin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 21 dhjetor 1991. Dëgjoni mesazhin e tij. “

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular