BallinaKronikeÇmendet shqiptari në Itali, tenton të godasë gruan me thikë në sy...

Çmendet shqiptari në Itali, tenton të godasë gruan me thikë në sy të policëve: Do të djeg të gjallë

Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar për dhunë ndaj gruas së tij. Ai është arrestuar në Rimini të shtunën në mbrëmje, pasi tentoi të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare.

E gjendur në terror dhe presion të vazhdueshëm, gruaja telefonoi policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të moshës katër dhe shtatë vjeç. I arrestuari u përpoq ta mbyste atë para fëmijëve dhe gjithashtu kërcënoi se do t’i priste fytin me një makinë pastruese mishi.

Gruaja që ka denoncuar dhunën ka deklaruar se shqiptari ishte i dhunshëm edhe me fëmijët, ndërsa pretendimet e saj miratohen edhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Ndërsa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak gruan me thikë ndërsa bërtiste në shqip, “Unë do të të djeg të gjallë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular