Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Haki Morina, ka publikuar në rrjetet sociale një lumë mallkimesh ndaj kujtdo që nuk e ka votuar.
“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, ka shkruar Morina në Facebook.
Më tej, ai ka ndërhyrë në postim, duke lënë vetëm sëmundjen që shqetëson aktualisht të gjithë qytetarët.
“Ata që (pa ua kërkuar) ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte Covid19”, ka shkruar Morina herën e dytë.