BallinaAktualitetZgjerohet lista, cilat janë shtetet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës...

Zgjerohet lista, cilat janë shtetet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Pas Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, edhe Sllovenia, Portugalia dhe Qipro kanë pezulluar përdorimin e Oxford-AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Ndërkohë, më herët Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Të gjitha këto shtete e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, nga frika se shkakton mpiksje gjaku, por ende nuk ka asnjë provë konkrete se rastet kishin lidhje direkt me vaksinën.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Shqipëria, e cila mori 38 400 doza dy ditë më parë, vijon përdorimin e kësaj vaksine./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular