Pas Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, edhe Sllovenia, Portugalia dhe Qipro kanë pezulluar përdorimin e Oxford-AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.
Ndërkohë, më herët Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Të gjitha këto shtete e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, nga frika se shkakton mpiksje gjaku, por ende nuk ka asnjë provë konkrete se rastet kishin lidhje direkt me vaksinën.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.
Shqipëria, e cila mori 38 400 doza dy ditë më parë, vijon përdorimin e kësaj vaksine./