BallinaKryesoreBujar Leskaj mesazh Ramës: Vlora do e përmbys! Arrogancës së regjimit në...

Bujar Leskaj mesazh Ramës: Vlora do e përmbys! Arrogancës së regjimit në ikje i përgjigjemi me tolerancë demokratike

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, shpreh falënderimet e tij në emër të PD-së për mikpritjen e rezervuar nga qytetarët e Vlorës për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Përmes rrjeteve sociale, Leskaj thotë se Vlora është sinjali dhe siguria se fitorja është afër.

Mesazhi i Bujar Leskajt
Të dashur demokratë, bashkëqytetarë të Vlorës!

Dëshiroj t’Ju falenderoj nga zemra për pritjen mbresëlënëse ndaj kryetarit Basha!

Vlora është sinjali dhe siguria se fitorja është afër.

Vlora është shembulli i Lirisë dhe Prijësja e fitores!

Sado i ashpër të jetë një regjim, Vlora reagon!

Sado arrogant të jetë një regjim, Vlora fiton!

Sado të kërcasë dhëmbët sekti Rama, Vlora e përmbys!

Vlora di të fitojë ndaj së keqes dhe më 25 Prill Vlora nuk do ta lejojë fyerjen, nëpërkëmbjen.

Politikës do t’i japim fytyrë njerëzore!

Urrejtjes ndaj nesh nuk i përgjigjemi me urrejtje, por me bashkim.

Fyerjeve nuk u përgjigjemi me fyerje, por me qytetari!

Arrogancës së regjimit në ikje i përgjigjemi me tolerancë demokratike!

Ne jemi më të fortë së bashku me qytetarët, sepse jemi e ardhmja jo e shkuara keqqeverisëse e këtyre 8 viteve të fundit.

Bashkë për Ndryshimin!💪💪💪💪💪

Bashkë fitojmë! Vl❤ra fit❤n!✌✌✌✌✌

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular