BallinaAktualitetNdahet nga jeta drejtuesi lokal dhe aktivisti i PD. Ngushëllimi i Arif...

Ndahet nga jeta drejtuesi lokal dhe aktivisti i PD. Ngushëllimi i Arif Rexhmatit

Nga Arif Rexhmati

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e parakohëshme nga jeta te mikut, bashkëpunëtorit njeriu me vlera dhe të përkushtuar Dilaman Nelës, një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të PartisëDemokratike.
Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985. Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shekncat e agronomisë. Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.
Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.
Ne vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.
Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët , miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. I pa harruar do të mbetet kujtimi i tij.
U prefsh në paqe miku jonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular