Pavarësisht se shifrat në Greqi kanë kapur rekorde dhe spitalet po vuajnë prej shtrimeve të pacientëve me COVID-19, qeveria të shtunën do të marrë masa lehtësuese.
Mediat greke raportojnë se ky është hapi i parë i relaksimit të situatës së bllokimit, ndërkohë që sezoni i turizmit po afron.
Pritet që ora policore të shkojë nga 19:00 në 21:00, po ashtu qytetarët do të lejohen të lëvizin mes komunave për të ushtruar aktivitete sportive.
Nga e hëna më pas po shihet mundësia e hapjes së parukerive dhe qendrave estetike.
Ndërkohë më 29 mars pritet të hidhet në tryezë rihapja e aktivitetit të shitjes me pakicë.
Në prill më pas, siç ka paralajmëruar dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pritet të ndërmerren hapat e tjerë lehtësues ndërkohë që Greqia shpreson shumë këtë vit në një çertifikatë vaksinimi, në mënyrë që të presë turistët për sezonin.