BallinaAktualitetMesazh ndaj Ramës?! Ambasada Amerikane lavdëron Dritan Lelin

Mesazh ndaj Ramës?! Ambasada Amerikane lavdëron Dritan Lelin

Ambasada Amerikane ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, për mbështetjen në hapjen e këndit amerikan në qytetin e Vlorës.

Ambasada Amerikane e vë theksin tek partneriteti i fortë me Bashkinë e Vlorës. Nuk dihet nëse ky është një mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pak kohë më parë përjashtoi Lelin nga Partia Socialiste.

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!,” shkruan Ambasada.

Në Asamblenë e PS-Vlorë, Damian Gjiknuri njoftoi një javë më parë ndarjen e socialistëve me Lelin, duke u lexuar anëtarëve edhe një mesazh telefonik të kryetarit Edi Rama. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”, tha Gjiknuri.

Përjashtimi i Lelit nga Partia Socialiste erdhi pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, kur mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular