Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla.

Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill, ku avokati i ish-kryeprokurorit do të paraqesë mbrojtjen e tij.