BallinaKryesoreDhurata Çupi: Rruga e Arbrit u premtua dhe ideua nga PD dhe...

Dhurata Çupi: Rruga e Arbrit u premtua dhe ideua nga PD dhe do ta përfundojë Lulzim Basha

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, thotë se qarku i Dibrës ku ajo kandidon do të ketë një fytyre tjetër nëse opozita vjen në pushtet pas 25 prillit.

Për Ora News, ajo thotë se Dibra ka vuajtur mungesën e investimeve gjatë qeverisjes socialiste.

Çupi: Kemi një qark të varfër sa i përket investimeve, pa rrugë rurale dhe do të bëjmë çmos që qarku i Dibrës të zhvillohet, të ketë infrastrukturë, ujësjellës. Me fitoren e PD pas 25 prillin, me Lulzim Bashën kryeministër ne do të bëjmë çmos që në qarkun e Dibrës gjithçka që kemi në program ta realizojmë dhe ta bëjmë këtë qark të banueshëm për banorët e saj.

Zonja Çupi thotë se PD ka një program serioz me të cilën kërkon votën e shqiptarëve, ndryshe nga PS.

Çupi: Ne kemi një program të një lideri serioz, që aty ku ka drejtuar pa provuar të jetë i suksesshëm dhe një PS dhe një kryeministër që nuk ka asnjë program, asnjë premtim pasi edhe ato premtime që ka bërë në 2013 nuk ka arritur ti mbajë.

Për Rrugën e Arbrit, një nga projektet ambicioze për këtë zonë, Çupi thotë se jo vetëm është një abuzim i pastër porse nuk ka shanse të përfundojë në qershor, siç kryeministri Rama thotë.

Çupi: Për Rrugën e Arbrit ëhstë hedhur ideja në vitin ’93 ku qeverinë e kryesonte PD. Më vonë është miratuar pas 2009 projekti dhe ka filluar zbatimi. Tashmë shifrat e këtij koncesioni kanë vajktur mbi 300 mln euro dhe nuk ka asnhjë shans të inagurohet këta muaj, as në qershor. Unë që kamk mundësinë ta shikoj, ajo nuk ka një metrë katrorë të shtruar në kushtet për të kaluar. E ka premtuar dhe ideuar PD dhe do ta përfundojë Lulzim Basha me qeverinë e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular