BallinaKronikeEMRI/ Kush është autori që terrorizoi sot me armë periferinë e Tiranës

EMRI/ Kush është autori që terrorizoi sot me armë periferinë e Tiranës

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku një 25 vjeçar qëlloi me armë duke terrorizuar zonën e Kombinatit, pas një sherri me një person tjetër. Sipas policisë ky shtetas është Ronaldo Gurabardhi, i cili sot rreth orës 15.00 ka qëlluar me armë në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Tiranë   

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular