BallinaAktualitet“Situata është e rëndë, por jo kritike”, shefi i spitalit “Shefqet Ndroqi”:...

“Situata është e rëndë, por jo kritike”, shefi i spitalit “Shefqet Ndroqi”: Nuk është momenti për…

Shef i shërbimit në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  Perlat Kapisyzi, e ka konsideruar të rëndë situatën e epideminë e koronavirusit, por tha se gjendja nuk është kritike.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai tha se ka një rënie të rasteve të infeksionit, ndërsa në muajin nëntor, shtretërit e spitaleve COVID ishin thuajse të ezauruar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë me respektimin e masave anti-COVID dhe të mbajnë maskën.

“Ka një rënie të numrit  të rasteve, ndërsa në nëntor të gjithë pothuajse spitalet covid ishin në kufijtë maksimalë. Aktualisht 00-450 janë shtruar në spitalet covid dhe të rretheve.

Numri i shtrimeve në spitaleve është indikatori kryesor që tregon dhe për incidencën dhe për mortalitetin.

Situata është e rëndë por nuk është kritike. Nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat! Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular