Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi ditën botërore të poezisë për të dhënë mesazh revolucionare dhe politike
Në një mesazh në rrjetet sociale kreu i shtetit risjell sot disa nga vargjet e poezisë së Fan Nolit, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.
“Poezia “Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke. Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.