BallinaKronikeE rëndë/Ishte larguar nga shtëpia para 4 ditësh, 50-vjeçari gjendet i vetëvarur

E rëndë/Ishte larguar nga shtëpia para 4 ditësh, 50-vjeçari gjendet i vetëvarur

spot_img

Një 50-vjeçar është gjetur i vetëvarur ditën e sotme në rrugën “Demokracia” në Vorë, në një pallat të braktisur.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 50-vjeçari me inicialet T.K., ishte larguar nga banesa e tij që më 19 mars.

Nuk dihet ende motive që e ka shtyrë 50-vjeçarin drejt këtij veprimi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë,? në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular