BallinaKryesoreTronditet pozita e Pirlos/ Trajneri drejt shkarkimit nga Juventusi pas rezultateve të...

Tronditet pozita e Pirlos/ Trajneri drejt shkarkimit nga Juventusi pas rezultateve të dobëta

Dështimi i bujshëm me Beneventon ka shtuar pasigurinë rreth të ardhmes të Andrea Pirlos. Ish-mesfushori duket se ka një krisje me drejtuesit e klubit, të cilët pritnin diçka më shumë prej tij, por e kanë parë skuadrën të bëjë më keq edhe se në epokën e Sarrit dhe janë në epiqendër të kritikave.

Sipas “La Reppubblica”, klubi nuk ka ndërmend që të ndërpresë marrdhënien me Pirlon, pasi vazhdon të shpresojë se trajneri mund të drejtojë Juventusin drejt fitores në Kupë e të luftojë për titull deri në fund. Por nëse rënia do të vazhdojë, atëherë shkarkimi i tij do të jetë i pashmangshëm, edhe pse po aq i bujshëm sa emërimi i tij pa asnjë eksperiencë të mëparshme në pankinë.

Zgjidhja, deri në fund të edicionit, do të gjendej brenda klubit, pasi emri i përzgjedhur si “rezervë” është kroati Igor Tudor, i cili është pjesë e stafit teknik dhe ka eksperiencë kombëtare e ndërkombëtare. Ai raportohet se nuk shihet me sy edhe aq të mrië nga Pirlo dhe pjesëtarët e tjerë të stafit, pasi kohët e fundit është shfaqur më pak aktiv gjatë ndeshjeve duke dhënë sugjerime për lojtarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular