BallinaKronikeVrasja e Çekiçit, zbulohet ekspertiza e një prej armëve që përdorën autorët

Vrasja e Çekiçit, zbulohet ekspertiza e një prej armëve që përdorën autorët

Tre ditë pas vrasjes mafioze të Edmond Koçit në qytetin e Durrësit, hetuesit kanë marrë edhe përgjigjen nga laboratori i kriminalistikës përsa i përket armës që u gjet në makinën e djegur.

Burime për Fax News bëjnë me dije se hetuesit përveç numrit serial të armës me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari nuk kanë gjetur asnjë provë tjetër.

Ndërkohë janë duke u kryer akte ekpertimi edhe për gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua për të parë dhe për të mësuar llojin e armës tjetër me të cilin u qëllua “Mond Çekiçi.

Një tjetër provë në duart e hetuesve është edhe makina e përdorur në atentat, por deri më tani  nuk i ka ndihmuar ata për zbardhjen e ngjarjes.

Koçi, i njohur edhe si “Mond Çekiçi”, është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, kanë dalë nga dy armë të ndryshme.

Në vendin ku u ekzekutua 43-vjeçari, hetuesit mblodhën plot 37 gëzhoja. Sipas autoriteteve qitësit që kanë hapur zjarr kanë qenë dy, ndërsa automjeti tip “Mercedez Benz”, drejtohej nga një i tretë.

Grupi hetimor nuk ka përcaktuar ende se ku është vjedhur makina që u përdor në atentatin mafioz, apo vendin se nga ajo mund të jetë trafikuar. Kjo për shkak se mjetit i ishte fshirë numri i shasisë, ndërsa targat ishin vjedhur disa muaj më parë në kryeqytet.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje ka shkuar mbi 50, por dëshmitë e tyre nuk i kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur ngjarjen, ku edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular