BallinaKronikeEMRI/ U përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë, e reja...

EMRI/ U përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë, e reja shqiptare ndërron jetë në Itali

Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Celle Ligure në Itali.

Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor, që u shënua në autostradën A10, ku makina e saj u përplas ballë për ballë me një automjet të tonazhit të rëndë.

foto galeri

Gruaja e re, u transportua me urgjencë në spital në Santa Corona në Pietra Ligure me anë të një helikopteri. Edhe pse gruas së re iu dha ndihma e duhur mjekësore, ajo ndërroi jetë, për shkak të plagëve që kishte marrë.

Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e shqiptares. Prokuroria lokale po heton këtë aksident.

Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël. Edhe vëllai i saj ishte banor i zonës së Savonës në shtetin italian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular