BallinaAktualitetPlagoset rëndë minatori në Bulqizë, qytetarët e mbajnë drejt helikopterit

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, qytetarët e mbajnë drejt helikopterit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ku është plagosur një minator. Policia njofton se 31-vjeçari po punonte në pusin numër 1, pjesë e galerisë që lidh ketë pus me traverbankun qe del në Klos, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa raportohet minatori kishte dëmtime në shtyllën kurrizore. Kjo i ka detyruar ata ta dërgojnë me urgjencë me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Qytetarët e zonës janë mbledhur për ta dërguar drejt helikopterit.

“Me datë 24.03.2021, rreth orës 11.05, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular