BallinaKryesore“Biznesi shkodran mbyll qepenat”, tregtarët: As bukën nuk e nxjerrin dot. Bushati:...

“Biznesi shkodran mbyll qepenat”, tregtarët: As bukën nuk e nxjerrin dot. Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë Shkodrën e Shqipërinë

Pandemia dhe mungesa e një skeme mbështetjeje ka bërë që qindra biznese në Shkodër të ulin qepenat e pjesa tjetër të jetë në kushtet e mbijetesës. Drejtuesi politik i qarkut te Shkodrës, Helidon Bushati, u takua me biznese dhe qytetarë të shumtë, të cilët i ankohen për gjendjen e vështirë ekonomike, rënien e fuqisë blerëse dhe konkurrencën e pandershme. Gjendja e vështirë ekonomike, evidentohet lehtë dhe rrugët e Shkodrës pasi shumë dyqane i kanë qepenat e ulur.

Bizneset ankohen se në këto 8 vite qeveria ka harruar të kthejë sytë nga këta të fundit

Bizneset dhe qytetarët shkodranë kërkojnë ndryshimin e qeverisë së vjetër. Helidon Bushati shpalosi programin e PD-së për bizneset, i cili bazohet mbi taksa të ulëta dhe lufton korrupsionin.

Komunikimi me qytetarët

Helidon Bushati: Si ka shku?

Qytetari 1: Copë copë.

Helidon Bushati: Ka rënie, nuk ka shitje?

Qytetari 1: Si për çdo vit.

Helidon Bushati: Sa vjet ke që e ke hap?

Qytetari 1: Tesh 27 vjet.

Helidon Bushati: E si është sot në krahasim me vitet e tjera?

Qytetari 1: Po mbijetojmë.

Helidon Bushati: Me mbijetu vetëm, tan ky dyqan me mbijetu…

Helidon Bushati: Si kanë shku punët? A jeni tu mbyll?

 

Qytetari 2: Po, jena qysh në 4.30 nade.

Helidon Bushati: Si ka shku puna? A keni shtije?

Qytetari 2: Me nxjerr buken.

Helidon Bushati: Vetëm me nxjerr buken?

Qytetari 2: Për ma tepër s po na lajnë.

 

Helidon Bushati: Unë jam Helidon Bushati…

Qytetari 3: Të njof, t’a priftë Zoti mbar.

Helidon Bushati: Faleminderit. A do të bahena gjithë bashkë me ndryshu situatën?

Qytetari 3: Ishalla po, me ndryshu jo vetëm ti, por tan. Se unë falimentova, qysh ne 2003 itu.

Helidon Bushati: Falimenton si rezultat i konkurencës se pandershme, se dikush pagun taksat, dikush jo. Dikush i nanës, dikush i njerkës.

 

Qytetari 3: Qysh në 2003, tan falimentim sepse shesin tan nëpër rrugë edhe kështu ca kam me fol unë ma. Jam e folun e gjitha kur kam dal në falimentim. Dyqani bosh se nuk kam me ca me e mbush, se falimentim.

 

Qytetari 4: Shifi dyqanet, asnjë lekë sim err kush me qera, asnjë lekë. Vec shyqyr punon njeni këtu me ndihma, asnjë lekë si merr. Kahap aj i lagjes tonë, për lagjen tonë, këta lokale e kafe 30-40 lekë rakiaedhe ikjo është fukarralleku. Aj që don me mendu me vu doren në zemër edhe me ba ndryshimin. Ishalla për të miren e tanve, pilafi s’mban më ujë. Ma merr mendja, nuk ka njerëz që hasim në rrugë ndoshta kanë frikë, a kanë marre i ka ardh shpirti me dal. Si të majtë, sit ë djathtë vec me e ba ikyt ndryshim. Erdhi kjo pandemia s’ka kush na bën hismet prej kësaj qeverie, pesëqind mijë veta me ik prej Shqipërie është marre e turpi i botë.

Helidon Bushati: E shpopulloi Shkodren e Shqipërinë. Ne duhet me sjell ndryshimin.

Helidon Bushati: A të del pensioni? Për me ble ilacet ose ushqimet…

 

Qytetari 5: Pensioni është një problem i pazgjidhur jo vetëm për mu, por për të gjithë.

Helidon Bushati: P r 650 mijë pensionista alternative e partisë demokratike, angazhimi i partisë demokratike ëshët rritja e pensioneve, minimalisht me 5 % në vit.

Helidon Bushati: Çfarë shqetësimesh ke?

 

Qytetari 6: Vijnë policia tesh e parë, rendi vijnë na largojnë nga këtu. Hajmë gjoba, vetëm me këto gjoba që kena hangër na kanë ik lekët. Janë edhe shokët tjerë, jo vetëm unë që po flas. Jaë edhe shokët e tjerë që flasin.

 

Qytetari 7:Ishalla mirë e fitore edhe kryn kjo punë …..

Helidon Bushati: Vetëm shkatërrim dhe largim.

Qytetari 7: Kam një rrele, është hap 5 herë.

Helidon Bushati  5 herë e ke hap taraben?

Qytetari 7: A e kam hap tesh… dmth gjithçka është 0 .

Helidon Bushati: A vijnë njerëzit me ndrru goma?

 

Qytetari 8: Vijnë, vijnë.

Helidon Bushati: A i vendosin të reja apo të përdorura?

Qytetari 8: Të përdorura, lehtë ka kenë situata.

Helidon Bushati: Lehtë dmth që s ka pas punë?

Qytetari 8: S’ka pas punë, s’ ka pas lëvizje.

Helidon Bushati: Si është në krahasim me vitet e mëparshme?

Qytetari 8: Sidomos edhe kjo pjesa e COVID-it ka ndiku shumë, jashtë mase vec ishalla mirë.

Helidon Bushati: 25 prilli është afër, është data që mund të bëjnë ndryshimin. Mendoj që gjithë bashkë jemi dakort në faktin që duhet me ndryshu me 25. Mbas 8 viteve shkatërrim duhet me fillu lulëzimi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular