BallinaKryesoreKryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Lila: Nuk i do tifozët në...

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Lila: Nuk i do tifozët në Shqipëri-Angli se ka frikë nga thirrjet “Rama ik”

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë Andi Lila, njëkohësisht edhe ish-futbollisti i Kombëtares, i ftuar në MCNTV ka folur në lidhje me kërkesën publike të Dukës ndaj Edi Ramës për të lejuar një numër të limituar tifozësh në stadium për ndeshjen me Anglinë.

Lila tha se neglizhenca për të mos kthyer një përgjigje nga kryeministri tregon, se atij nuk i intereson sporti.

Gjithashtu ai ka hedhur edhe një hipotezë se përse kryeministri është i vendosur në këtë situatë që të mos lejojë asnjë grup tifozësh në stadium, për të përkrahur kombëtaren siç ndodh në shumë vende të botës.

Sipas Lilës, kryeministri mund të ketë edhe frikë nga parullat që kanë qenë të zakonshme kohët e fundit nëpër stadiumet shqiptare: Rama ik!

“Është paradoks i madh që një stadium 22 mijë vendesh, mos të ketë tifozë në stadium. Ndoshta kryeministri nuk do që tifozët të vijnë në stadium se do bërtasim ‘Rama ik’. Ndoshta është e padrejtë kur presidenti i FSHF-së i bën kryeministrit një thirrje publike dhe ky i fundit nuk kthen një përgjigje. Ky i fundit në 2016 gati sa nuk flinte në hotelin e kombëtares, se kam qenë vetë dëshmitar. Mund të kishte të paktën një përgjigje qoftë edhe negative”, deklaroi Lila.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular