BallinaPolitikeListat e deputetëve janë fytyra e vërtetë e një grupimi politik

Listat e deputetëve janë fytyra e vërtetë e një grupimi politik

Nga Edlira Devolli

Lista e socialisteve ka shenjat e gishtave te Edi Rames, ne te cilat gjenden gjurmet e krimit komunist, gjurmet e vjedhjes se Shqiperise, gjurmet e pasurimit te nje grushti oligarkesh, gjurmet e bandave e te krimit te organizuar, gjurmet e lakejve qe i thurin lavde shtatgjatesise se krimadherise. Vereni si premtojne te na qeverisin. I gjati, nje pushtetar i pa dijshem, kryeministri me i dobet ne historine e ketij vendi, njeriu qe fiton me pare krimi e me banda dhe qeveris me bandat.
Ne numrin 2 te shtetit, na projekton per nje mandat te trete Gramozin e pushkatimeve politike te fillim viteve nentedhjete, kreun e ministrise se sigurimsave ne diktature, qe na pleqeron si Kryeparlamentar, pas tre dekadash, ne demokracine e sotme socialiste.
Ne krye te listes se Tiranes, te kryeqytetit ku mendohet se jeton e punon ajka intelektuale, kryesojne agjitatoret politike te termetit e te covidit. Ata i rrine si shall qafe Edvinit per t’ia mbuluar plaget e pasheruara nga rrenimi i termetit dhe plaget e korones. Dy neokomuniste te thekura, me plakushja prej te cilave ndjen ende tani bashke me dhimbjen e kockave nga mosha dhe dhimbjen per Enverin nga mendja. Dhe ku, mu aty ne bastionin intelektual te vendit, ne kryeqytet.
Ne Shkodren e qytetarise na u prin socialisteve, nje femer qe mburret se ka nje zyre ku punon dhe se vendimin me te rendesishem te jetes se saj per ti prire Shkodres e ka marre per tre sekonda ne zyren e Edi Rames.
Ne Durres e kemi nje zonje tjeter, aty ne prag te pensionit, qe pasi i livadhisi mire e mire organizatat jo qeveritare, duke na shitur apolitizem, kalon nen ylberin e Edit dhe kthehet ne socialiste flake te kuqe.
Kompleks i madh, ky kompleksi i kryesocialistit ndaj barazise gjinore, me femra qe flasin me gjuhen e burrave per bemat e Rames. Durrsaket mjafton ti hedhin nje sy teteshes se pare te socialisteve per te kuptuar gjithçka, ndofta dhe nevojen per nje mjeke brenda grupit qe ua lidhe plaget po zor ti beje te pa rrezikshem si vetja. Mjafton kaq, per ta lexuar fytyren e gjithe listes socialiste.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular