BallinaAktualitetNë Shqipëri edhe varianti brazilian edhe ai i Afrikës, për shifrat jam...

Në Shqipëri edhe varianti brazilian edhe ai i Afrikës, për shifrat jam skeptik

Në Shqipëri ka shumë të ngjarë që të jenë prezent varianti brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut së Covid-19. Kështu është shprehur Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta, SHBA, në një intervistë për ABC.

Domi u shpreh se fakti që në Shqipëri ka riinfektime tregon se në vendin tonë janë prezentë varianti brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut.  Ai britanik mund të jetë përhapur në 60 deri në 70 për qind të popullsisë tha ai, por riinfektimet janë gjë tjetër.

“Këtu u pranuan zyrtarisht  mbi 30 riinfektime. Varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit duhet të jenë prezentë në Shqipëri. Riinfektimet ndodhin për shkak të këtyre varianteve…”

Sipas Arban Domit, kur u pranuan mbi 30 riinfektime në vend, rastet në botë në bazë të numri të popullsisë ishin më të ulëta dhe kjo e bën që të jetë i bindur që këto dy variante janë tashmë në Shqipëri.

Eksperti virolog shqiptar në ShBA është po ashtu skeptik për rënien e shifrave në vend. Ai tha se jo vetëm që numri i testeve është i ulët, por edhe mënyra si bëhen nuk është e duhura. Problem, shtoi ai, është aktualisht situata në rrethe.

“Për rënien e numrave jam skeptik. Nuk mund t’i pranoj.  Jo vetëm që testet janë të ulëta, por edhe mënyra sesi bëhen lë shumë për të dëshiruar. Numrat në Tiranë janë në ulje. Për mendimin tim, jo më vonë se qershori e arrin imunitetin e tufës. Problemi kryesor prej dy muajsh janë rrethet. Ka rrethe ku incidenca është rritur nga 50-80 për qind.”

Arban Domi tha gjithashtu që u ka bërë thirrje dhe kërkesë zyrtare autoriteteve përkatëse që të shtojnë testet, por shtoi se prej 2 javësh nuk ka asnjë përgjigje.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular