BallinaOP EDÇfarë shteti kemi, që për 3 ditë nuk fik dot zjarrin në...

Çfarë shteti kemi, që për 3 ditë nuk fik dot zjarrin në një magazinë?

spot_img
spot_img
Nga Lediana Fratari

Prej tre ditësh, në mënyrë të paprecedentë, të gjitha strukturat zjarrfikëse të këtij vendi, kanë dështuar të fikin një zjarr, në një magazinë nëntokësore të një qendre tregtare në Tiranë. Një punonjës shërbimi, i cili në mënyrë heroike shpëtoi 7 kolegë të tij, mbeti i bllokuar në magazinë dhe ende nuk është gjetur asnjë shenjë e tij.
Zjarrfikësit u përballën me një situatë të rëndë zjarri dhe mbetën me duar në xhepa, pa paisjet dhe mjetet e duhura. Të papajisur, e ndoshta edhe të patrajnuar për të tilla raste, ata mbetën thjeshtë dëshmitarë në një tragjedi.
Forca e një shteti, nuk dallon në faktin se sa herë në ditë del kryeministri në ekrane, por sa në gjendje është ai tu vijë në ndihmë shtetasve të tij, në shëndetësi, në arsim, dhe situata emergjente si kjo, e të tjera si kjo.
Kur vendi u godit nga tërmeti, pamë se në këtë vend nuk kishte asnjë qen nuhatës për njerëzit nën rrënoja, e as barrela për të vdekurit e të plagosurit.
Kur bie zjarr, kuptojmë se zjarrfikësit nuk kanë mjete speciale për situata të rënda, nuk kanë veshje e paisje frymëmarrjeje.
Do të doja ti shikoja zyrtarët e qeverisë, që rreshtohen në Rinas para kamerave për të pritur çdo kuti vaksinash, të shkojnë tek Casa Italia. Të takojnë zjarrfikësit dhe familjet e heroit, që mesaduket, u sakrifikua duke u shpëtuar jetën shokëve.
Autorja eshte kandidate per deputete e PD ne Tirane
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular