BallinaAktualitet“Nuk ka vdekje më të rëndë”, familjarët e pashpresë për 33-vjeçarin: Ka...

“Nuk ka vdekje më të rëndë”, familjarët e pashpresë për 33-vjeçarin: Ka rënë gjëmë e madhe, presim trupin

Një zjarr ka bërë shkrumb e hi një magazinë pranë mbikalimit të Kasharit, pranë qendrës tregtare “Casa Italia”. Që prej orës 16:40 të datës 23 mars, Arjan Sala, roja i sigurisë ka mbetur brenda dhe nuk ka informacion për të.

Edhe pse zjarri është shuar, temperaturat vijojnë të jenë të larta. Gjë që pengon zjarrfikësit që të ndërhyjnë. Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live” familjarët e 33-vjeçarit u shprehën se ai ishte baba i një fëmije.

Ata ngritën pyetjet nëse në magazinë ka pasur dalje të emergjencës, a ka pasur hidranti ujë, a ka pasur tavani fikset me ujë?

“Nuk ka vdekje më të rëndë”, familjarët e

“Prokurori që duhej ta ndiqte më parë, që s’ka qenë këtu, duhet të vijë e të bëjë hetimet për të vërtetuar këto”, thanë familjarët. Ata shtuan se zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën, por nuk kanë mjetet e duhura.

“Zoti na ruajt se jemi në pikë të hallit. Kanë marrë fadromë me qira, u prish dhe ajo e muri nuk u hap. Elektriken e kemi sjellë vetë. Nuk e di a mund të dalë trupi i tij sot.Ne presim për mrekulli, por jo gjithmonë ndodhin. Ka rënë gjëmë e madhe. Presim trupin. Vdekje paska shumë, po kjo qenka e rëndë. Më një bashkëshorte 24-vjeçare e një fëmijë të vogël, nuk ka vdekje më të rëndë”, thanë ata.

“Nuk ka vdekje më të rëndë”, familjarët e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular